Hoti: Të punojmë shumë që marrëdhëniet Kosovë-Izrael të jenë të ngushta
BKT
Foto: Avdullah Hoti / Facebook
Lajme

Hoti: Të punojmë shumë që marrëdhëniet Kosovë-Izrael të jenë të ngushta

V. Thaçi / RTKlive

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka arritur në Izrael në vizitën zyrtare të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka njoftuar se atje do të takojnë Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Grupin homolog të Miqësisë, duke shtuar se po ashtu do të vizitojnë disa qendra për hulumtime strategjike dhe të sigurisë në Jerusalem.

“Në këtë vizitë historike në Izrael na bashkohen edhe një grup i bizneseve të Kosovës, të cilat do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Tutje Hoti është shprehur shumë i kënaqur që kjo vizitë po bëhet realitet, ku thekson se njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike edhe për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë.

“Tani na duhet të punojmë shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme”.

Hoti ka shtuar se si Kryetar i Grupit të Miqësisë, unë do të jetë shumë i angazhuar dhe do të punoj me të gjitha palët që kjo të arrihet sa më parë.


MË SHUME NGA Lajme