Bikaj: Pas zgjedhjeve Mali i Zi do të forcojë më shumë raportet me Kosovën
BKT
Lajme

Bikaj: Pas zgjedhjeve Mali i Zi do të forcojë më shumë raportet me Kosovën

Berianë Mustafa/ Radio Kosova

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet të forcohen edhe më shumë pas zgjedhjeve në shtetin malazez. Kështu thotë analisti politik nga Mali i Zi, Albert Bikaj.

Në një intervistë të shkurtër për Radio Kosovën ai thotë se shqiptarët në parlamentin malazez de facto do të kenë 6 deputetë shqiptarë.

Radio Kosova: Në  Mal të Zi, nga zgjedhjet e djeshme fituese ka dalë partia “Tani Evropa.” Çka do të thotë kjo për Malin e Zi?

Albert Bikaj: Partia “Evropa Tani” ka marrë rreth 25% të votave . Bëhet fjalë për një parti të re, e cila krejtësisht është e fokusuar në ekonomi, të paktën sipas asaj që kanë paraqitur deri më tani. Është një risi dhe një hap para për demokracinë në Mal të Zi.

Radio Kosova: A mund të pritet të ketë ndryshime në politikën e jashtme të Malit të Zi, sidomos ndryshime në raport me Kosovën?

Albert Bikaj: Nuk besoj. Këto kanë qenë më shumë. Këto kanë qenë propaganda të narratives së pushtetit të kaluar. Është parë dukshëm se politika e jashtme e Malit të Zi nuk ka për të ndryshuar. Natyrisht, raportet me Kosovën tani do forcohen edhe më shumë. Pasi kemi de-facto gjatë deputetë shqiptarë në parlament.

Radio Kosova: Shqiptarët janë faktorizuar sërish në parlamentin e Malit të Zi. Sidomos pas një periudhe të gjatë.

Albert Bikaj: Ashtu është. Pas pothuajse 10 vitesh, kemi katër deputetë në parlamentin e Malit të Zi. Dikur ishin të garantuara, por tani ajo u hoq nga sistemi i kaluar dhe tani janë rikthyer. Duhet të themi se ndryshimet që kanë ndodhur në parlamentin e Malit të Zi dhe në demokracinë në përgjithësi, janë falë edhe ndryshimeve që solli edhe Dritan Abazoviç. Kemi edhe një ndryshim tjetër të parlament, partia “Fronti Demokratik”, një parti e ekstremit të djathtë, thuajse pro ruse, tani ka humbur më shumë se gjysmën e elektoratit. Ndërsa pakicat tani përfaqësohen me 11 deputetë në parlament. Pra, ka parti që janë me orientime qytetare që kanë hyrë në parlament, ndërsa partitë e tjera me orientime destruktive janë larguar tërësisht nga parlamenti.

Radio Kosova:  Atëherë, cilat janë koalicionet më të natyrshme që mund të priten në Mal të Zi?

Albert Bikaj:Koalicioni më i natyrshëm do të ishte “Tani Evropa”, demokratët “Ura” dhe pakicat. Por meqë ka pasur tensione gjatë zgjedhjeve ndërmjet “Ura” dhe “Tani Evropa” bisedimet mund të zgjasin edhe pak. Ky është opsioni më i natyrshëm.

 

 


MË SHUME NGA Lajme