Qeveria miraton procedura lehtësuese në pikat kufitare me Shqipërinë
N.M. /RTKlive
Qeveria ka mbajtur sot një mbledhje, në të cilën ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në Lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë joshtazore.
Kjo marrëveshje synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.
“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.























