Osmani dhe Grøndahl flasin për modalitetet e bashkëpunimit bilateral
BKT
Lajme

Osmani dhe Grøndahl flasin për modalitetet e bashkëpunimit bilateral

F. Sertolli / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Në një njoftim për media, thuhet se presidentja Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të Norvegjisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndihmën në ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase.

Ajo vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë, që i ofron Zyrës së Presidentes ekspertizë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe fusha të tjera.

Gjatë takimit, presidentja Osmani dhe Ambasadori i Norvegjisë, Grøndahl, diskutuan për modalitetet e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral pas vendimit të autoriteteve norvegjeze për të mbyllur ambasadën në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme