Pediatria bëhet me rezonancë|Video
Besjana Mulaj / RTK
Në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është përuruar rezonanca magnetike, e cila do ta zbusë në masë të madhe listën e pritjes, sepse rastet e fëmijëve që kanë nevojë për diagnostikim radiologjik tani do të orientohen vetëm në pediatri.
Vlera e kësaj aparature është rreth 1 milion euro. Përfaqësuesit e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar e kanë mirëpritur vizitën e kryeministrit Albin Kurti.
Shkak i kësaj vizite ishte përurimi i rezonancës në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, vlera e së cilës është mbi 1 milion euro dhe është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.
" Në njërën anë ne dëshirojmë që të kemi sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore të ketë diagnostikim sa më të mirë për të gjithë pacientë e të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurtra për pacientet”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
"Në Neurokirurgji tani është një proces një projekt me teknologjinë më moderne për intervenimin e shumë rasteve të cilat deri më tani për shkak që të ndryshme, për shkak të mungesë së këtyre pajisjeve fatkeqësisht pacientet tanë është dashur që të kërkojnë ndihmë jashtë institucioneve publike shëndetësore", tha Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë.
“Kjo është rezonanca e tret magnetike në QKUK që është, por kjo është e dedikuar vetëm për fëmijët. Rezonancat tjera kanë punuar ne besojmë tash me marrjen e kësaj rezonancë me fillimin e puse me këtë rezonanca do të zvogëlohen listat e pritjes dhe fëmijët do ta marrin shërbimin menjëherë”, tha Narqize Arënliu Hoxhaj – drejtoreshë e SHSKUK –së.
Në vjeshtë pritet që të sigurohet rezonanca edhe për Spitalin Rajonal të Prizrenit.























