23:21 / 12.06.2023
Osmani e Milanoviq bisedojnë për situatën e fundit
J.Musliu/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq.
Me një postim në llogarinë e saj në Twitter, presidentja e Kosovës sqaroi se e ka informuar presidentin kroat për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“E informova atë për zhvillimet në Kosovë dhe e falënderova Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme si një kontribuues i rëndësishëm në stabilitetin rajonal”, shkroi Osmani.
“...Dhe për mbështetjen e fuqishme për Kosovën në skenën ndërkombëtare”.
Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie shumë të ngushta dhe të afërta.























