Rama: Kosova në prag të masave ndëshkuese nga ndërkombëtarët
BKT
Foto: Arkiv
Lajme

Rama: Kosova në prag të masave ndëshkuese nga ndërkombëtarët

J.Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Në fjalën e tij në konferencë për të jashtëzakonshme për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se e ka informuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se në kushtet e përkeqësimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

“Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Joseph Borrel, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes, për të diskutuar pikërisht lidhur me këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike, në një pike të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin, faktikisht, në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë”, tha kryeministri Rama. 

“Për fat të keq edhe me shumë keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”. 

Kryeministri Rama u shpreh se mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, dhe shpreson shumë që të mund të takohen për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, sipas tij,- “jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksione, por të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”.

“Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”.

Rama u shpreh se situata është e agravuar jashtëzakonisht shumë në 72 orët e fundit.

Pasi njoftoi për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive, që do të mbahej nesër në Gjakovë, Rama shprehet se u ka kërkuar kohë ndërkombëtarëve, para se këta të fundit të vendosin për masa shtrënguese.

Me një paraqitje në konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi se takimi mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, i planifikuar të mbahet të mërkurën në Gjakovë,  do të anulohet.

Kjo pasi Rama tha se pas bisedës që kishte me shefin e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell,  i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të ndryshojë formati i takimit, të ishte më i ngushtë, vetëm mes tyre, ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe temë të ishte dalja nga situata aktuale në veri.

Por meqë një kërkesë të tillë, Rama tha se Kurti nuk e ka pranuar, atëherë mbledhja është anuluar, duke shpjeguar se është i gatshëm të vijë në Kosovë nëse ndryshon formati i takimit.

Rama shpjegoi se draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i hartuar nga Tirana zyrtare dhe dërguar Berlinit, Washingtonit e Parist, e të cilin kryeministri Kurti refuzon të shohë, është realizuar dhe ekspertë të nivelit më të lartë botërorë.

“E vetmja arsye përse Kurti nuk pranon as ta shikojë është prej një pengese të fortë psikologjike”, tha Rama, duke shtuar se draft-statuti i propozuar ka marrë fjalë të mira nga të gjithë ata që e kanë lexuar.

“Kam bërë një propozim, janë bërë dhe propozime të tjera, ka dhe drafte të tjera”, tha Rama.

“As nuk kam kërkuar t’i imponohem kujt, as nuk pretendoj që ai draft të merret dhe të adoptohet pa e parë. Unë nuk pres që presidenti i Serbisë të thotë bravo, as që ta pranojë sepse kanë shkruar diku në një marrëveshje që draftin me demek do e bëjë një ekip menaxhimi që është me serbë e ku di unë, unë s’pres nga ai, por minimalisht qeveria, kryeministri i Kosovës të thotë në rregull ta shohim, çfarë problemi ka”, tha kryeministri Rama.

“Merreni shiheni një herë se nuk dihet’, tha ai.

Rama tha se mund të jetë komplet kot, por është top sepse nuk e ka shkruar ai. “E kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botërorë dhe faktikisht ata që e kanë marrë në Paris, në Berlin, në Bruksel, në Uashington kanë vetëm fjalë të mira”.

Kryeministri Rama tha për media se ai dhe kryeministri Kurti i kanë qëllimet 100% njësoj.

Sipas tij të dy kërkojnë që Kosova të njihet nga të gjitha vendet e madje edhe nga Serbia, po ashtu të dy ata kërkojnë që Serbia të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj Kosovës.

Megjithatë Rama tha se dy kryeministrat shqiptarë ndryshojnë pasi nëse Kurti mendon se këto duhet të bëhen të parat, Rama thotë se këto vijnë në fund.

Rama: Situatë shumë e rëndë mes Kosovës e Ndërkombëtarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për media, deklaroi se anulohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës e Shqipërisë, planifikuar të mbahej të nesërmen në Gjakovë.

Ai tha se situata mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare është e përshkallëzuar.

Ai tha se Kosova është në prag të vënies në lëvizje të planit, masave shtrënguse, madje sic tha ai, me sanksione që nuk ia nxë as goja t’i thotë.

“Masa ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit’, tha kryeministri Rama në konferencën për media dedikuar kësaj çështjeje.

Në këtë konferencë urgjente për mediat, kryeministri Rama konfirmoi anulimin e mbledhjes midis dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar se ka  bërë një përpjekje për t’i kërkuar edhe pak kohë.

“E kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje,” deklaroi kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit.

“Jemi në  kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe krejt bashkësisë euroatlantike, ky takim nuk mund ta mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur me Borrell, i kam kërkuar Albinit për tu takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të diskutuar pikërisht me këtë situatë e cila po ecën në mënyrë dramatike mes Kosovës me bashkisë euroatlantike, në një pikë të paimagjinueshme”, tha kryeministri Rama.

“Më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, dhe ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë”, sqaroi Rama.

“Por  kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”.

Kryeministri shtoi se halli s’është i Albin Kurtit, por i Kosovës dhe kombit shqiptar që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb të jetë në ditët më të mira të vetat në historinë mijëra vjeçare të tij.

“Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por Shqipëria është një shtet që është pjesë e pandashme e bashkësisë euro atlantike, është një vend anëtar i NATO-s dhe nuk ka asnjë shans që Shqipëria të zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike për të nuk e di se çfarë. Ne nuk mendojmë 99, por 100% njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast,”  u shpreh Rama.

Rama e konfirmon anulimin e mbledhjes së dy qeverive.

Ai tha se situata mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare është e përshkallëzuar.

Lajmi në plotësim...

Anulohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë?

Sipas mediave në Tiranë, konkretisht televizionit privat Top Channel, kjo mbledhje është anuluar. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës para pak minutash e dërgoi agjendën për mbledhjen e nesërme të përbashkët të dy qeverive që është planifikuar të mbahet në Gjakovë.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për shtyp sonte në  orën 19:30, ndoënse nuk dihet nëse ky adresim para mediave,  ka lidhje me këtë vendim. 

Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.

Ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe,  Francës dhe Gjermanisë.

Në lidhje me këtë, është pyetur sot edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se Rama duhet t’ia dorëzojë Serbisë propozimin e tij.

“Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc”, u shpreh sot Kurti, vetëm një ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive.

“Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiqit për shqiptarët në Luginën e Preshevës”.

Në këtë mbledhje të përbashkët pritej të nënshkruheshin dhjetë marrëveshje dypalëshe.

Kjo do të ishte mbledhja e nëntë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe e treta e qeverive Kurti-Rama.


MË SHUME NGA Lajme