22:05 / 13.06.2023
Osmani: Anëtarësimi në KE i rëndësishëm për Kosovën
F. Sertolli / RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Strasburg ka takuar Përfaqësuesit e Përhershëm të Këshillit të Evropës.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se gjatë këtij takimi, presidentja Osmani i njoftoi Përfaqësuesit e Përhershëm për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Në Strasburg i informova Përfaqësuesit e Përhershëm të Këshillit të Evropës të vendeve aleate nëpër Evropë për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës. Ne jemi të bashkuar përmes vlerave tona dhe në këtë kohë sfiduese për Evropën, ne jemi edhe më të fortë kur jemi të bashkuar për mbrojtjen e tyre”, ka thënë Osmani.























