Aliu: Anulimi i mbledhjes së përbashkët nga Rama, veprim i çuditshëm|Video
Jeton Musliu/RTKlive
Trembëdhjetë marrëveshje pritej të nënshkruheshin në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë, të mërkurën në Gjakovë.
Kështu deklaroi ministri i Infrastrukturës, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Liburn Aliu, në emisionin “RTK Prime”, duke shtuar se anulimi i kësaj mbledhjeje nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është e befasishme për Qeverinë e Kosovës.
Ministri Aliu tha se aq sa është në dijeni, kryeministri Rama ka kërkuar mbledhje mes tij e kryeministrit Kurti me prezencën e ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të jashtme të vendeve respektive.
“Por një mbledhje e tillë edhe do të mund të ndodhte, ndoshta nesër, ndoshta pasnesër ose para mbledhjes së përbashkët ata ta mbajnë mbledhjen”, tha ministri Aliu, duke shtuar se megjithatë, “të anulohet kjo që ishte planifikuar, kjo nuk ka ndonjë kuptim”.
Ministri Aliu u shpreh anulimi i kësaj mbledhjeje të planifikuar shumë kohë më herët, është një veprim jashtëzakonisht i çuditshëm.
“Po të kërkohej të kishte takim tjetre jo të anulohej ky, jam i bindur se do të ishte normale të takoheshin kryeministrat e të flasin për veri”, tha ministri Aliu, duke shtuar se është jonormale të propozohet draft statut për Asociacionin prapë pa folur me kryeministrin Kurti.
“Mos bisedimi me kryeministrin e Kosovës e duke bërë veprime që kanë të bëjnë me Kosovën është jashtëzakonisht e gabueshme dhe situata karshi bashkësisë ndërkombëtare, nuk ka ndryshuar sot”.
Ai tha se krahasuar me ditët e kaluara, në veri ka shtensionim të situatës. “Sot kemi vetëm arrestimin e një krimineli”.
Aliu tha se nëse Rama kishte presion për mos mbajtjen e kësaj mbledhje të përbashkët, do të duhej të tregonte e jo ta anulonte mbledhjen e përcaktuar.
Ministri Aliu tha se Rama do të duhej të vinte në takim dhe të thoshte, le të bisedojmë për situatën.
“Por këtu nuk ka përpjekje për të biseduar, hapur me kryeministrin e Kosovës, por ka njëfarë situate të veprimit konkret e për mua është situatë e çuditshme”.
Ai tha se nuk mund të merret shumë seriozisht atë që po e thotë Rama sepse mënyrën se si po e thotë, sipas Aliut, është shumë joserioze.























