22:45 / 13.06.2023
Tahiri: Anulimi i takimit të dy qeverive, tregon sa serioze është situata
F. Sertolli / RTKlive
Pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri duke thënë se ky anulim e dobëson Kosovën dhe në të njëjtën kohë tregon se sa serioze është situata aktuale në vend.
“Lajmi për anulimin e takimit në mes të dy qeverive pa asnjë dyshim e dobëson Kosovën dhe njëkohësisht na tregon se sa serioze është situata aktuale në vend, përditë e më keq”, ka shkruar Tahiri në Facebook.























