Abdixhiku: Kosova vazhdon të rrugëtojë drejt izolimit e vetmisë
BKT
Lajme

Abdixhiku: Kosova vazhdon të rrugëtojë drejt izolimit e vetmisë

F. Sertolli / RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se Kosova vazhdon të rrugëtojë drejt izolimit e vetmisë.

“Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë. Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë”, tha ai.

“Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor”, ka thënë Abdixhiku.


MË SHUME NGA Lajme