Shchneeberger: Serbia shkaktoi krizën dhe tërhoqi serbët nga institucionet
V. Thaçi / RTKlive
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, ka reaguar pas lajmit për sanksione të BE-së ndaj Kosovës.
Në një reagim në Twitter, politikania austriake ka kërkuar të dijë se çfarë sanksionesh po planifikohen kundër Serbisë, vend i cili siç thotë ajo, “shkaktoi krizën” në veri duke i tërhequr serbët e Kosovës nga institucionet, duke drejtuar pyetjen drejt presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Del Leyen, presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola si dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.
Shchneeberger po ashtu ka pyetur nëse Kosova po sanksionohet për shkak të zbatimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, teksa ka thënë se kjo vendosmëri është e nevojshme kundër Vuçiqit, por jo kundër Kosovës.
“Dhe pse sanksionohet Kosova?, Për shkak të zbatimit të demokracisë dhe shtetit ligjor?,apo sepse Kosova nuk do ta lejojë veten të bëhet një kukull për të gjykuar autokratët?. Kjo vendosmëri dhe ashpërsi është e nevojshme kundër Vuçiqit, por jo Kosovës e cila nuk po përpiqet të përdorë të gjitha llojet e mashtrimeve për të rritur ndikimin e saj mbi fqinjët. Kjo përmbysje autor-viktimë do të përshpejtojë atë që ata mendojnë se duhet të parandalojnë. Sa rezistent ndaj të mësuarit mund të jeni në të vërtetë?”, ka shkruar Shchneeberger.
























