Protestuesit serbë marsh paqësor për arrestimin e Milenkoviçit
Edina Avdiu /RTK
Në Mitrovicë të Veriut janë mbledhur protestues serbë.
Ata kanë organizuar një marsh paqësorë duke kundërshtuar arrestimin e Millun Milenkoviç, në aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës.
Thirrjen për marsh e organizoi klubi i boksit ku Milenkoviç është trajner.
"Shëtitje për vëllanë Lune!
Vëllezër dhe motra, ju ftojmë të gjithëve të vini te monumenti i Knez Llazarit në orën 13:30, dhe me një shëtitje t’i japim mbështetje vëllait tonë Lune.
Lune na ka vënë borxh të gjithëve, qytetin dhe vendin tonë. Më e pakta që mund të bëjmë është të mbështesim Lunen!
Në orën 13:30 do të takohemi dhe më pas shkojmë në rrugën “Lola Ribara” në kryqëzimin pranë Shkollës Teknike për të mbështetur Lunen dhe familjen e tij me duartrokitje të fortë dhe këtu do të përfundojë shëtitja. Nuk je vetëm, trajner!", thuhet në thirrjen e organizimit postuar në rrjetin social Facebook.

























