16:04 / 14.06.2023
Çitaku: Arrestimi i tre policëve të Kosovës është çmenduri
V. Thaçi / RTKlive
Për kidnapimin e tre policëve të Kosovës ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila e ka quajtur “çmenduri” këtë veprim të autoriteteve serbe.
“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të #Kosovës. Ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmenduri”, ka shkruar ajo në Twitter.
























