Haradinaj: Mos t’i përkeqësojmë marrëdhëniet me aleatët e sigurisë
BKT
Foto/ Elmina Osmani / RTK
Lajme

Haradinaj: Mos t’i përkeqësojmë marrëdhëniet me aleatët e sigurisë

Elmina Osmani / RTK

Ka nisur Mbledhja e Jashtëzakonshme e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në fjalën e tij kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se duhet vlerësuar rreziqet që do të vijnë nga përkeqësimi i marrëdhënieve tona me aleatët e sigurisë.

“Misionet veriatlantike duke pasur parasysh specifikat e Kosovës në aspektin e sigurisë, si dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë në vend, kur e dimë se marrëdhëniet me aleatët tanë të sigurisë po përkeqësohen, duhet ta gjejmë mënyrën që të mos lejojmë të zhytemi më thellë ose ti rrisim pasojat”, ka thënë Haradinaj.

Pas mbledhjes, Haradinaj do të deklarohet për media.


MË SHUME NGA Lajme