Haradinaj kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla
BKT
Lajme

Haradinaj kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla

M.Miftari/RTKlive

Skena e kidnapimit të policëve të Kosovës ishte fyese e poshtëruese, përdhosje e uniformës sonë.

Kështu deklaroi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajnë një konferencë për media.

Ai shprehu lutjen ndaj bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Serbinë që t’i lirojë policët e Kosovës, që të kthehen në vend, t’u kthehen familjeve të tyre dhe që aktet të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Haradinaj, me këtë rast, kërkoi dorëheqjen e ministrit Sveçla, ngase, siç u shpreh Haradinaj, sot është përdhosur uniforma, institucioni i sigurisë së vendit, i Policisë së Kosovës.

“Ne e kemi kuptuar dhe e kuptojmë që kryeministri Kurti, pra Qeveria Kurti, ka marrë mandat ta udhëheq vendin drejt stabilitetit dhe drejt forcimit të aleancës me Aleancën Atalantike, ngase ky është mandati, për të cilin i kanë besuar njerëzit , vërtetojmë se Kurti po shkon në drejtim të kundërt. Pra Kurti nuk po e udhëheq vendin drejt stabilitetit dhe nuk po e avancon marrëdhëniet me aleatët tanë euroatlantikë, përkundrazi, e ka sjellë Kosovën në palë të ndëshkuar”, ka deklaruar, mes tjerash, Haradinaj.

Ai më tej shtoi se këto veprime kryeministri Kurti i bën për t’i treguar popullit se janë fitore, derisa sqaroi se do të ishte fitore po të arrestoheshin këta kriminelë, në aleancë me NATO-n dhe SHBA-në, derisa shtoi se do të ishim në fitore sikur të validoheshin njësitë tona në “Defender ‘23”.

“Ne po shkojmë drejt një dobësimi të fuqisë sonë të brendshme”, tha ndër të tjera, Haradinaj


MË SHUME NGA Lajme