Presidenti i Shqipërisë dënon aktin e rrëmbimit të policëve nga Serbia
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Presidenti i Shqipërisë dënon aktin e rrëmbimit të policëve nga Serbia

J.Musliu/RTKlive

Bajram Begaj, Presidenti i Shqipërisë, e ka dënuar kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës dje nga Serbia në veri.

Ai ka bërë thirrje për lirimin e tyre, duke  konsideruar se kidnapimi i tre policëve në territorin e Kosovës është akt i rëndë për destabilizimin e Kosovës dhe mbarë rajonit.

“E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve të Serbisë për lirimin e efektivëve kosovarë”, deklaroi Presidenti Begaj.

“Gjithashtu, iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”.

Presidenti i Shqipërisë ka bërë edhe një “thirrje vëllazërore për Kosovën që të mos bien pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për shtensionimin e situatës”.

Ai ka thënë se koordinimi me SHBA-në dhe BE-në për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm.

 


MË SHUME NGA Lajme