Osmani nga Luksemburgu: Serbia kreu agresion ndaj Kosovës
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Osmani nga Luksemburgu: Serbia kreu agresion ndaj Kosovës

Faton Salihu/RTK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas Strasburgut ka vazhduar vizitën zyrtare në Luksemburg. Osmani është pritur nga Duka i madh i Luksemburgut Henri, kryeministri Xavier Bettel dhe kryetari i parlamentit Fernand Etgen.

Presidentja Osmani tha për RTK se gjatë takimeve i falënderoi drejtuesit e shtetit të Luksemburgut për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës,  derisa theksoi se i njoftoi për zhvillimet e fundit në vend.

Ajo tha se kidnanipimi i policëve brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion i pastër i Serbisë ndaj Kosovës dhe se nuk mund të lejohen akte të tilla nga ana e Serbisë.

Osmani theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me SHBA- të dhe BE-në, për këtë çështje, por edhe për të gjetur një rrugë përpara që të qetësohet situata në veri, dhe të ecet me dialogun dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes që është arritur në Bruksel dhe Ohër.


MË SHUME NGA Lajme