Kusari-Lila: S’ka kthim prapa as në veri dhe as në jug
J.Musliu/RTKlive
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me situatën në veri të vendit, ku po diskutohet në seancën e Kuvendit të Kosovës, paraqiti qëndrimin e kësja partie.
Ajo tha se nuk ka kthim prapa as në veri dhe as në jug, duke shtuar se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç asaj të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve të saja me SHBA dhe aleatët tjerë.
Kusari-Lila u shpreh se nga nëntori i vitit 2022 e deri sot, asnjë veprim i institucioneve të Kosovës nuk është bërë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ajo rikujtoi se ka 24 vjet që veriu i Kosovës u përdorë si poligon i manovrave të ulëta politike të Serbisë dhe politikanët përfitues që e shfrytëzuan veriun për përfitime të ulëta.
Sipas saj, Kosova si shtet dhe demokraci, i ka të dëshmuara gabimet nga pararendësit. Ajo tha se ato kanë mbetur mësime.
Ndërkohë, me 58 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e pozitës në Kuvendin e Kosovës, nuk arritën të kalojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.
Ky projektligj nuk mori votat e nevojshme për shkak të opozita nuk mori pjesë në votim kurse shumica nuk pati numrat e nevojshëm.























