13:09 / 15.06.2023
Kurti: Të ruhen dhe mbrohen vlerat që i përcakton Kushtetuta
V. Thaçi / RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet të ruhen dhe mbrohen vlerat që i përcakton Kushtetuta.
Kurti ka deklaruar duke thënë që të mos dështojmë kurrë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të saj më të mëdha – të tilla si të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, integriteti territorial dhe sundimi i ligjit”
“15 vjet më parë, Kushtetuta jonë ka hyrë në fuqi. Si shumë të tjera, e jona është një përzierje idealesh parimore dhe koncesione pragmatike. Le të mos dështojmë kurrë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të saj më të mëdha – të tilla si të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, integriteti territorial dhe sundimi i ligjit”, ka shkruar ai në Twitter.
























