Haradinaj dhe Rohde flasin për gjendje e krijuar në Kosovë
BKT
Lajme

Haradinaj dhe Rohde flasin për gjendje e krijuar në Kosovë

F. Sertolli / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se gjatë takimit ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është diskutuar për situatën e krijuar në Kosovë dhe për mundësitë e daljes nga kjo gjendje.

Kreu i AAK-së, Haradinaj e cilësoi këtë, si takim të mirë pune dhe në të njëjtën kohë, tha se ambasadorin Rohde e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Një takim i mirë pune sot me ambasadorin gjerman, Jörn Rohde. Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë”, tha Haradinaj.

“Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme