Rama: Tre policët të lirohen dhe të përmbushen kërkesat e ndërkombëtarëve
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Rama: Tre policët të lirohen dhe të përmbushen kërkesat e ndërkombëtarëve

V. Thaçi / RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin kërkesat e ndërkombëtarëve për shtensioninim e situatës në veri.

Lidhur me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia, Rama ka thënë se për këtë ngjarje hetimi që do të bëjë KFOR nuk do të jetë publik, ai ka shtuar se ata duhet të “kthehen sa më parë në shtëpi”.

“Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!  Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre! Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!  De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, shkruan Rama në Twitter.

Ndryshe tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në veri të vendit.

E tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. 


MË SHUME NGA Lajme