Menaxhmenti dënon ashpër sulmin mbi veturën e RTK-së
BKT
Lajme

Menaxhmenti dënon ashpër sulmin mbi veturën e RTK-së

RTKlive

Kërkohet nga organet e rendit që sulmuesit të identifikohen sa më shpejtë dhe të marrin dënimin e merituar.

Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin e sulmit mbi veturën e transmetuesit publik, deri sa ekipi i përbërë nga gazetarja, Arbresha Berisha, kameramanët Ilir Uka dhe Bardh Bekteshi, si dhe inxhinieri, Mentor Vinarci ishin duke raportuar mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Menaxhmenti dënon ashpër këtë sulm në drejtim të ekipit të RTK-së dhe bën thirrje tek organet e rendit që të ofrojnë siguri për gazetarët që raportojnë nga ajo pjesë e vendit.

Përderisa ekipet po pengohen në vazhdimësi gjatë punës së tyre, Menaxhmenti kërkon që sulmuesit të identifikohen sa më shpejtë dhe të marrin dënimin e merituar.


MË SHUME NGA Lajme