QSU përfundon me sukses Kampin e Avancuar 2023
BKT
Lajme

QSU përfundon me sukses Kampin e Avancuar 2023

F. Sertolli / RTKlive

Qendra për Studime Universitare - Akademia e Mbrojtjes ka përfunduar me sukses Kampin e Avancuar 2023, ky aktivitet ka sfiduar kadetët në planifikimin dhe ekzekutimin e misioneve nga togu deri në nivel kompanie.

Përmes një njoftimi për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës thuhet se kadetët janë vlerësuar në modulet e operacioneve ushtarake I dhe II të Programit Profesional.

“Udhëheqja e trupave dhe operacioneve nën presionin e kohës, pagjumësisë, ngarkesës fizike dhe informacionit të shtuar nuk e ka lëkundur aspak performacën e pashoq të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare në Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.


MË SHUME NGA Lajme