Abazoviq: Mali i Zi i gatshëm për të ndihmuar në dialogun Kosovë - Serbi
BKT
Lajme

Abazoviq: Mali i Zi i gatshëm për të ndihmuar në dialogun Kosovë - Serbi

N.M. /RTKlive

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, thotë se ka ofruar që Mali i Zi, “si vend mik i Serbisë dhe Kosovës", të jetë mikpritës i rundit e radhës të dialogut në mes palëve, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.

Abazoviq, në një postim në Facebook, shkruan se ka patur një takimi të rëndësishëm me kryeministrin e Republikës së Kosovës, AlbinKurti, në margjinat e Forumit të Prespës, që po mbahet në Strugë.

“Mali i Zi, si vend mik i Serbisë dhe Kosovës, por edhe i të gjithë tjerëve në rajon, është gati të presë raundin e ardhshëm të Dialogut Beograd-Prishtinë, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë”, shkruan Abazoviq.

Sipas tij, promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi.

“Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur”, shkruan Abazoviq në Facebook. 


MË SHUME NGA Lajme