KPM merr vendimin për Klan Kosovën, ka dy rekomandime
BKT
Lajme

KPM merr vendimin për Klan Kosovën, ka dy rekomandime

Edona Potvorica / RTK

Këshilli i Pavarur i Mediave të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës ku pika e parë e diskutimit është vendimi i MINT-it për pezullimin e lejes të Klan Kosovës.

Duke u bazuar në rregulloren e KPM-së,  duke marrë parasysh vendimin për pezullimin e certifikatës, KPM me shumicë votash ka votuar dy rekomandime.

Nën një obligohet ofruesi i shërbimit medial, Klan Kosova, që në afat prej 30 ditësh nga pranimi i këtij vendimi ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale të KPM-së të vitit 2021.

Dhe nën dy, dështimi për të vepruar në pajtim me rregulloren për ofruesit e shërbimeve mediale, brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese të përcaktuara me nenin 31 të ligjit të KPM-së


MË SHUME NGA Lajme