Ekipi i RTK-së mbërrin në Mitrovicë, merr ndihmë mjekësore |Video
BKT
Foto: Venera Xhoxhaj/RTK
Lajme

Ekipi i RTK-së mbërrin në Mitrovicë, merr ndihmë mjekësore |Video

Jeton Musliu/RTKlive

Ekipet e medieve, që u sulmuan në Leposaviq, tashmë kanë arritur në Mitrovicën e Jugut. Ata janë dërguar nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë ata po bëjnë ekzaminimet dhe po marrin shërbimet e nevojshme mjekësore.

Gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, deklaron se ekipi i Televizionit Publik tashmë ndodhet i sigurt dhe mirë.

“Të dashur e shumë të nderuar. Unë,  Bardhi e Mentori jemi mire”, shkroi gazetarja e RTK-sënë llogarinë e saj në Facebook.

“Uroj ëe sulme të tilla të mos ndodhin asnjëherë”, shkroi ajo, duke falendëruar secilin për  kujdesin, mesazhet e telefonatat të cilave tha nuk po arrijnë t’u përgjigjen.

Disa orë më parë, në Leposaviq janë sulmuar gazetaret nga protestuesit serbë, të cilët qëndronin që nga mëngjesi para komunës.

Gazetarja je RTK-së, Venera Xhoxhaj, ka treguar se protestuesit i kanë gjuajtur me gurë ekipet e medieve, Tëvë1, RTV Dukagjini, RTK, Klan Kosova dhe KTV.

“Na kanë gjuajtur me gurë, disa kolegë derisa kanë qenë duke u larguar, janë rrëzuar, dhe kameramanit tonë, Bardh Bekteshi, e kanë shtyrë duke e rrëzuar pastaj edhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup””, ka thënë Xhoxhaj. 

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me shok-bomba në drejtim të gazetarëve, ndërsa këto veprime i bënë derisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë.


MË SHUME NGA Lajme