Kurti e Begaj diskutojnë për marrëdhëniet ndërmjet dy republikave
BKT
Lajme

Kurti e Begaj diskutojnë për marrëdhëniet ndërmjet dy republikave

E. Hoti/ RTKlive

Sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhje  përpara për veriun e Kosoves. Kështu ka thënë kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti  gjatë një takimi me presidentin e Shqipërisë,  Bajram Begaj në Forumin e Prespës.

Sipas njoftimit nga Qeveria, Kurti e Begaj  kanë diskutuar për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy republikave.

Kryeministri Kurti shprehu keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë, me ç’rast u humb mundësia e nënshkrimit të 13 marrëveshjeve të reja nga të cilat do të përfitonin qytetarët tanë.

Kurti e  ka falënderuar presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt të agresionit dhe duke kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre.

Ai gjithashtu e  ka njoftuar presidentin Begaj me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në komunat në veri, teksa riktheksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhjeve për rrugën përpara.

Kryeministri Kurti po merr pjesë sot në Forumin e Prespës, në Strugë të Maqedonisë së Veriut.


MË SHUME NGA Lajme