Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Hungarisë
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosova e ka kryer stërvitjen e fundit para udhëtimit në Budapest, ku në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 do të luaj kundër Bjellorusisë.
Në ndeshjen e fundit të premtën në Prishtinë Kosova ka barazuar ndaj Rumanisë.
"Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, sot, kanë vazhduar me agjendën e përgatitjeve për ndeshjen e radhës. Për të rigjeneruar energjinë dhe fuqinë e tyre, lojtarët që ishin titullarë në ndeshjen e kaluar si dhe Edon Zhegrova, kanë patur një seancë të veçantë rigjeneruese në palestrën e fitnesit në hotel, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka bërë stërvitje intensive në Kampin Nacional në Hajvali.
Ekspedita e Kombëtares do të udhëtojë drejt Budapestit në mëngjesin e nesërm", ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Ndeshja Bjellorusi – Kosovë pritet të zhvillohet të hënën në stadiumin “Ferenc Szusza”, me fillim nga ora 20:45.























