Mehaj: Familja Haradinaj i ka dhënë vendit Gjeneralë të luftës
BKT
Lajme

Mehaj: Familja Haradinaj i ka dhënë vendit Gjeneralë të luftës

F. Sertolli / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për mes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të shtunën ka qëndruar për vizitë në familjen Haradinaj.

“Sot në përvjetorin e 5-të të ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, ishim për vizitë tek nëna Rukë. Familja Haradinaj ka qenë familje e cila i ka dhënë vendit tonë Gjeneralë të luftës të cilët me trimëri e përkushtim i dolën zot dhe i shërbyen atdheut”, ka shkruar Mehaj.

Sipas tij, Baca Hilmi në krye të kësaj familje, ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe baba i heronjve të lirisë.

“Respekti dhe kujtimi për të do të mbesin gjithmonë të veçanta. Vepra e tij do të kujtohet gjithmonë. Lavdi!”, ka shkruar Mehaj.


MË SHUME NGA Lajme