Lajçak në SHBA,takime të dobishme për uljen e tensioneve në veri të Kosovës
M.Miftari/ RTKlive
Mirosllav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, gjatë qëndrimit në SHBA ka zhvilluar takime të rëndësishme, ku është trajtuar situata në veri të Kosovës.
Lajçak, përmes rrjetit social Twitter, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime të dobishme me zëvendëskëshilltarin kryesor për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jon Finer, dhe drejtoreshën e lartë për Evropën, Amanda Sloat, për situatën në veri të Kosovës.
"Takim shumë i dobishëm me zëvendëskëshilltarin kryesor për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jon Finer, dhe drejtoreshën e lartë për Evropën, Amanda Sloat, mbi situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja", ka shkruar Lajçak në Twitter.
























