Ndahen çmimet në fushën e muzikës “Niketë Dardani”
Edona Podvorica/RTK
Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, është bërë ndarja e çmimeve në fushën e muzikës “Niketë Dardani”.
Juria profesionale në përbërje nga Baki Jashari, Kushtrim Gashi dhe Hajrulla Syla ka ndarë çmime për pesë kategori.
Ndarjen e çmimeve e bëri ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Çmimi për vepër vokalo - instrumentale, i ndahet kompozitorit të njohur, profesorit, Mendi Mengjiqi.
Çmimi për vepër orkestrale - simfonike dhe koncertante i ndahet dy kompozitorëve Ersan Januzi dhe Dafina Zeqiri Nushi.
Edhe Çmimi për vepër kamertale, iu nda dy kompozitorëve Kreshnik Aliçkaj dhe Valton Beqiri.
Çmimi për vepër korale me ose pa shoqërim instrumental iu nda kompozitores Dea Ahma.
Ndërsa Çmimi për vepër solistike dhe duo iu nda kompozitorit Drinor Zymberi.























