07:06 / 22.06.2023
Sot përkujtohet poeti Xhevdet Bajraj
V. Thaçi / RTKlive
Sot në Rahovec përkujtohet një vjetori i vdekjes së poetit të shquar kosovar, Xhevdet Bajraj.
Ai ishte autor i më shumë se 25 vëllimeve poetike, të cilat janë të përkthyera në shumë gjuhë si anglisht, gjermanisht, spanjollisht, serbisht, sllovenisht, hungarisht, turqisht dhe polonisht.
Në këtë aktivitet promovohet edhe libri i tij i fundit i lënë në dorëshkrim "Angelus Novus" i botuar nga klubi letrar "De Rada".























