Plagoset një person në Prishtinë
Sot në orët e mbrëmjes ka ndodhur një incident në kryeqytet, më saktësisht në lokacionin e njohur si "Kafet e vogla", ku pas një përleshje fizike një person është plagosur me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar për RTK-në edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën 'Fehmi Agani' në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një person është plagosur. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor", ka njoftuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tutje ka bërë të ditur se ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri, ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.























