08:40 / 26.06.2023
Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
V. Thaçi / RTKlive & RTK
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.
Pritet që para ministrave të raportojë kryediplomati i BE-së, Josep Borell dhe më pas vazhdojnë diskutimet për këtë temë.
Nuk priten konkluzione apo vendime formale, përveç diskutimit të masave që mund t`i marrë Blloku evropian për t’i bindur palët që të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve.























