Kurti i bën thirrje Serbisë të ndërpresë nxitjet për dhunë
BKT
Lajme

Kurti i bën thirrje Serbisë të ndërpresë nxitjet për dhunë

B. H. | RTKlive

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërpresë nxitjet për dhunë, pas sulmit të mbrëmshëm me dy granata dore në veri të Mitrovicës.

I pari i ekzekutivit ka reaguar ndaj kësaj ngjarje nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicën e Veriut është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetët”, ka shkruar Kurti.

Në fakt, mbrëmë pak para mesnatës në oborrin e ndërtesës së Komunës në veri të Mitrovicës kanë ndodhur dy shpërthime, e ku janë dëmtuar dy vetura të policisë.

 


MË SHUME NGA Lajme