09:23 / 28.06.2023
Kryeministri Kurti viziton BIK-un
Visar Shatrolli/RTK
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ai, me këtë rast, u shpreh se këtë ditë e nisi duke vizituar Bashkesin Islame të Kosovës, për të uruar e gëzuar për ditën e Kurban Bajramit.
Tutje, kryeministri Kurti tha se të mirat, duke i ndarë, shtohen e nuk zvoglohen, sepse, shtoi ai, ndarja e të mirave me te tjerët bëhen të mira për të gjithë dhe “nuk ka ditë më të përshtatshme për ta kumtuar këtë dhe për ta konkretizuar, sesa Festa e Bajramit”.

























