Liderët e partive politike vizitojnë BIK-un,urojnë festën e Kurban Bajramit
BKT
Lajme

Liderët e partive politike vizitojnë BIK-un,urojnë festën e Kurban Bajramit

Visar Shatrolli/RTK&M.Miftari/RTKlive

Liderë partiakë e institucionalë shtetëror kanë nisur vizitat e tyre në Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës s1% Kurban Bajramit.

 

Abdixhiku uron festën e Kurban Bajramit, ditë reflektimi për sakrificën

Kryetari i LDK-së ka uruar festën e Kurban Barjamit si një ditë reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore.

Ai, përmes rrjetit social Facebook, u shpreh se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat, me shpresën e dëshirën që të ndërtohet një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare.

“Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin.

Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat. Derisa i manifestojmë ato nën qiellin e Krijuesit, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm, më të kujdesshëm. Dhe në këtë rrugëtim tonin, le të ndërtojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju uroj festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai, me këtë rast  u shpreh se kjo festë simbolizon solidarizimin sakrificën e çdonjërit në këtë kohë.

Tutje, Krasniqi tha se duhet të bëjmë punë të mira në ktë kohë për vendin tonë.

Krasniqi i ka kujtuar e urar këtë ditë  edhe  ish- krerët e UÇK-së  të cilët vazhdojnë të mbahen në Hagë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai, me këtë rast, ka uruar festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve. 

Haradinaj: në vazhdimësi na kanë përcjellë akrifica e dhembjes dhe e vuajtjes

Haradinaj tha si popull na kanë përcjellë  në vazhdimës sakrifica e dhimbjes dhe vuajtjeve dhe shprehu falenderimin për myftiun Tërnava dhe BIK-un për kujdesin dhe tha se kështu duhet të ecim së bashku.


MË SHUME NGA Lajme