20:55 / 28.06.2023
Edhe Kessie në Arabinë Saudite, kjo është oferta e Al-Ahli
F.Bytyqi /RTKLive
Frank Kessie është lojtari i radhës që mund të transferohet në Arabinë Saudite.
Sipas medieve spanjolle, klubi saudite, Al-Ahil ka dërguar ofertën në vlerë 20 milionë në adresë të Barcelonës për Kessie.
E ardhmja e ish-futbollistit të Milanit është në dyshim pasi që lojtari në sezonin e fundit nuk ia doli të gjejë një vend titullari në formacionin e trajnerit Xavi Hernandez.
Al-Ahli thuhet se i ka ofruar lojtarit 10 milionë euro në sezon, shifër kjo që duket se e ka bindur Kessie.























