KFOR: Duhet të vazhdojë dialogu nëpërmjet tolerancës së ndërsjellë
M.Sh/RTKlive
Pas përfundimit të qetë të dy festave në Kosovë, Kurban Bajramit dhe Vidovdanit, janë deklaruar paqeruajtësit e KFOR-it. Duke e konsideruar si të rëndësishme rolin e feve në bashkëjetesën e komuniteteve në Kosovë, KFOR-i bën thirrje për vazhdimin e dialogut.
“KFOR-i gjithmonë mirëpret dhe mbështet mesazhet që promovojnë paqen dhe dialogun. Fetë luajnë një rol kyç në bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve. Ceremonitë paqësore të Vidovdanit dhe Kurban Bajramit sot tregojnë rëndësinë e vazhdimit të dialogut përmes tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në reagimin e KFOR-it në Twitrer.
Ndryshe, sot në Kosovë besimtarët e fesë islame kanë festuar Kurban Bajramin, festën e dytë më të rëndësishme të myslimanëve në botë, ndërsa serbët festuan Vodovdanin, ditën e Betejës së Kosovës që u zhvillua në vitin 1389, ndërmjet forcave ballkanike dhe atyre osmane. 























