Haradinaj: Arritjet tona si shtet i kemi falë bashkëpunimit me ShBA-në
M.Sh/RTKlive
Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti. Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me Amy English, këshilltaren speciale të senatores amerikane, Jeanne Shaheen.
"Takova znj. Amy English, këshilltaren speciale të senatores amerikane, znj. Jeanne Shaheen. E falënderova për angazhimin dhe kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në këto rrethana jo të lehta për vendin", ka thënë Haradinaj, ka shkruar Haradinaj.
“Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe duhet të zhvillohet e forcohen çdo ditë", është shprehur Haradinaj.
Kryetari i AAK-së thotë se me English bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend, derisa thotë se e ka informuar “për shqetësimin e Aleancës për veprimet e pakoordinuara te Kryeministrit në veri dhe dobësimin e aleancës tonë me ShBA”.
“Gjithashtu e informova për qëndrimet e Aleancës për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.























