Enrique Iglesias sonte koncert në Tiranë
BKT
Foto: RTKlive
Kulturë

Enrique Iglesias sonte koncert në Tiranë

RTKlive

Enrique Iglesias do të mbajë një koncert në sheshin “Skëndërbej”, por ende nuk dihet se cilët do jenë këngëtarët shqiptarë që do të jenë ata  që do t’i paraprijnë.

Kështu, muzika latine do të ndezë kryeqytetin këtë të premte.

Koncerti është parashikuar të vazhdojë deri në mesnatë kurse këngëtari do të jetë shumicën e kohës në skenë, ku do performojë live hitet e tij.

Raportohet se deri më tash janë shitur mbi 5 mijë bileta, ndërsa pritet që numri i personave që do ta ndjekin të arrijë deri në 10 mijë vetë.

Çmimet e biletave kanë qenë për zonën vip nga 800-1000 euro, për pjesën e mesit çmimet kanë qenë 30-70 euro, ndërsa në pjesën fundore, ku ende kanë mbetur disa bileta, çmimi është 28 mijë lekë të vjetra.


MË SHUME NGA Kulturë