Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin çek në Kosovë, Pavel Bilek
BKT
Lajme

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin çek në Kosovë, Pavel Bilek

F. Sertolli /RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se në këtë takim kryeministri e falënderoi ambasadorin Bilek për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin për avancimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke.

“Falënderim i shprehu edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për Republikën e Kosovës në organizatat dhe forumet ndërkombëtare. Kryeministri kujtoi se ky bashkëpunim i mirë është shënuar vitin e kaluar me dorëzimin në kryeqytetin e Republikës Çeke, në Pragë, të Aplikacionit për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ngjarje historike për Kosovën dhe qytetarët, dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian si aspiratë dhe fat i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se presidenca Çeke në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, ishte shumë e suksesshme për Republikën tonë.

“Ajo ka ndihmuar që të përparojmë drejt integrimit në Bashkimin Evropian me rastin e pranimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe ka kontribuar aktivisht në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

në njoftim thuhet se ambasadori Bilek po ashtu veçoi si moment për librat e historisë dorëzimin në Pragë të aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare.

“Teksa ndanë dhurata për njëri-tjetrin, Kryeministri Kurti i uroi fat e i dëshiroi suksese të mëtejme ambasadorit Bilek në angazhimet e tij të radhës”, përfundon njoftimi.

 


MË SHUME NGA Lajme