Mehaj: Rritja e buxhetit dëshmon vëmendjen e Qeverisë për FSK-në
Fadil Sertolli /RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se siguria e qytetarëve dhe ruajtja e tërësisë territoriale është prioriteti i Qeverisë, dhe fakti që buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes, sipas tij, është në vazhdimësi në rritje e dëshmon këtë.
“Totali i buxhetit të ndarë për çështje të mbrojtjes në fund të vitit 2022 ka arritur vlerën prej 1.6% të GDP-së, nga 2% të paraparë nga Këshilli i NATO-s. Vlerë kjo që është përmbushur deri tani vetëm nga shtatë shtete në mesin e tridhjetë e një shteteve pjesë të kësaj aleance”, tha Mehaj.
Sipas tij, rritja e dukshme e buxhetit dhe investimi në resurse humane, përgatitje të personelit ushtarakë dhe ngritje të kapaciteteve operacionale përmes investimit në armatime, është tregues i qartë që ky sektor ka vëmendjen e duhur.
Prandaj, sipas tij, ky sektor do të fuqizohet në vazhdimësi, jo vetëm për të mbrojtur shtetin tonë por dhe për të kontribuar në çdo operacion ndërkombëtar me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe paqes.























