Ramë Lahaj performon në Ulqin
B. H. | RTKlive
Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj po mban koncert në qytetin bregdetar në Ulqin. Të pranishëm në këtë koncert janë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Krahas Lahajt në këtë koncert do të performojnë edhe artistët Olivera Tičević, Egzona Salaj dhe Adhurim Grezda.
Ramë Lahaj ka nisur rrugëtimin e tij artistik në moshën 21-vjeçare duke e ndërtuar një karrierë e cila ngjiti shpejt hapat drejt skenave botërore.
Lahaj është ngjitur në skenat më të rëndësishme evropiane e më gjerë si: House Covent Garden, Opera Kombëtare e Parisit, Teatri Bolshoi Moskë, Arena di Verona, Gran Teatre del Liceu, Opera Los Angeles, Teatro Real-Madri Oper Berlin, Staatsoper Berlin, Haus Für Mozart-Salzburg, Opera Aus Royal Albert Hall, Semperoper Dresden, Opera Tel Aviv, Teatro Massi Teatro Petruzzelli, La Monnaie de Munt, Staatsoper Hamburg, Opera Kombetare Polake, Shteti Hungarez Opera, Shtépia e Operès ne Oslo, Opera Kor Finlandeze dhe të tjera.
Lahaj është dekoruar me medalje nga Presidenti i Republikës së Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë me motivin "Të afrojmë Kosovën me arenën ndërkombëtare përmes artit të operës", si dhe nga kryeministri i Kosovës me titullin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".

























