12:34 / 04.07.2023
Clinton përfundon takimin me kryeministrin Rama
Edona Potvorica RTK /RTKlive
Vizita e ish-presidentit amerikan në Shqipëri, Bill Clinton, përfundon sot. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Clinton u largua nga vila qeveritare. Destinacioni i tij është në Ambasadën amerikane në Tiranë, e prej aty në aeroport.
Ish-presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lë tokën shqiptare për t’u nisur drejt asaj amerikane, pas vizitës dyditore në Tiranë.
Të gjitha takimet e sotme u zhvilluan larg vëmendjes mediale, nuk është bërë e ditur agjenda e takimeve.
























