Pas takimit me Osmanin, Lajçak fillon takimin me Kurtin
BKT
Foto: Elmina Osmani
Lajme

Pas takimit me Osmanin, Lajçak fillon takimin me Kurtin

RTKlive

I dërguari special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak ka mbaruar takimin me Presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit me të, Lajçak ka shkuar në takim për te kryeministri Albin Kurti. Këto dy takime vijnë si përpjekje për shtensionim të situatës në veri të vendit.

Pas Prishtinës, emisari i BE-së pritet që në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq të dërgojë porositë e Brukselit edhe në Beograd.

Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi që ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Lajçak pritet që sërish t’i ripërsëritë kërkesat e Bruksleit sa i përket hapave drejt de-përshkallëzimit e të cilat nënkuptojnë largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb; largimin e kryetarëve të zgjedhur të komunave nga këto objekte dhe shpalljen e zgjedhjeve në veri. Në këtë rrash pritet deklarimi publik i serbëve se do të marrin pjesë në votime, dhe kjo është kërkesë drejtuar Beogradit që ta sigurojë këtë gjë, raporton RTK.

Vizita e Miroslav Lajçakut vjen në momentin kur Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të përgatitura e të praktikuara qysh në javën e dytë të qershorit, por rreth të cilave Prishtina zyrtare u njoftua formalisht më 28 qershor.

No description available.


MË SHUME NGA Lajme