22:00 / 04.07.2023
Edicioni i ri në Superligën e futbollit nis më 12 gusht
B. H. | RTKlive
Edicioni i ri i garave në Superligën e Kosovës në futboll do të nisë më 13 gusht. Kështu ka vendosur sot Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
Në këtë mbledhje, sipas njoftimit të shtëpisë së futbollit kosovar, ky organ bëri një rezyme për përfundimin e garave në të gjitha rangjet dhe kategoritë me konstatimin se garat ishin zhvilluar sipas dinamikës së paraparë e që reflektuan me ngritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportivë.
“KE caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024, ndërsa edicioni i ri fillon me garat e Superligës më 12 gusht, ndërkaq ato të Ligës së Parë më 19 gusht. Njëkohësisht garat e Ligës U21 nisin njëjtë me garat e Superligës më 12 gusht”, thuhet në njoftim.























