Edhe Mane drejt Arabisë Saudite
BKT
Sport

Edhe Mane drejt Arabisë Saudite

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi i Bayern Munich, Sadio Mane rapotohet se mund të jetë lojtari i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite.

Klubi saudite, Al-Ettifaq sipas gazetarit të CBS Views, James Benge, është duke provuar që të bind ish-ylli i Liverpoolit që të transferohet në Arabinë Saudite.

Megjithatë, senegalezi ka lënë të kuptohet vazhdimisht së nuk dëshiron largimin nga gjiganti gjerman, edhe pse klubi arab që tashmë drejtohet nga ikona angleze, Steven Gerrard, nuk do të dorëzohet lehtë në garën për asin senegalez.

Mane me “Bavarezët” ka kontratë deri në verën e vitit 2025, mirëpo, siç raportohet, Mane mund të ndjek rrugën e disa yjeve të futbollit evropian që tashmë janë transferuar në Arabinë Saudite.