Kraja, Hamiti dhe Krasniqi zgjidhen anëtarë të ASHSH-së
BKT
Kulturë

Kraja, Hamiti dhe Krasniqi zgjidhen anëtarë të ASHSH-së

Medina Pasoma / RTKlive

Akademikët Mehmet Kraja, Sabri Hamiti dhe Fejzullah Krasniqi janë zgjedhur anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, raporton RTKlive.

Juria në arsyetimin për anëtarësimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës e ka vlerësuar Mehmet Krajën “për pjesëmarrjen e tij referenciale në debatet më të rëndësishëm për identitetin e shqiptarëve, historinë politike të tyre, komplekset dhe psikozat kombëtare e raportet ndërshqiptare”.

“Nxitja institucionale e një fryme idealiste në krijimtarinë shkencore dhe artistike ndoshta do t’i ndryshonte disa trende negative, në të cilat janë përfshirë shoqëritë tona”, është shprehur Kraja pasi ka pranuar anëtarësimin.

Akademiku Sabri Hamiti është vlerësuar nga juria për “rolin orientues të studimeve të tij në pikëpamje të shkollave letrare, duke përfshirë atë të grupimit vox clamantis in deserto; të ndërveprimit midis jetës dhe veprës së shkrimtarit; të përveçimit të tyre përmes stilit; me veprimtari universitare në gjithë hapësirën historike shqiptare”.

Ndërkaq akademikun Fejzullah Krasniqin e kanë vlerësuar si intelektual që ka vepruar në  “fushën e termofikimit e të rrjeteve termike, të termoenergjetikës dhe të termoteknikës, të termodinamikës energjetike, ngrohjes e klimatizimit”.


MË SHUME NGA Kulturë